Blog

Pas arrestimit të Assange Ekuadori përballet me 40 milionë sulme kibernetike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Prill 2019
0
Sulmet DDoS përmbyten disa uebsajte përfshirë zyrën e Presidentit Moreno, Ministrisë së Brendshme dhe Bankës Qendrore. Pas arrestimit të Assange Ekuadori përballet me 40 milionë sulme kibernetike

Qeveria e Ekuadorit thotë se pas vendimit për të lejuar arrestimin e themeluesit të WikiLeaks Julian Assange ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Ministri Ekuadorian i Informacionit dhe Teknologjisë Patricio Real pretendon se uebsajtet e institucioneve janë përballur me 40 milionë sulme kibernetike pak ditë pas liruan Julian Assange.

Sulmet DDoS përmbyten disa uebsajte përfshirë zyrën e Presidentit Moreno, Ministrisë së Brendshme dhe Bankës Qendrore.

Sipas tyre nuk dihet origjina e vërtetë e sulmeve edhe pse shumica e tyre vinin nga SHBA, Britania, Austria, Franca, Brazili, Gjermania, Holanda, Rumania e madje edhe Ekuadori.

Gjithashtu nuk ka pasur tentativa për të vjedhur apo fshirë të dhëna. Ekuadori ka qenë aleati më i madh i Assange nën lidershipin e ish presidentit Rafael Correa i cili i dha azilin pasi themeluesi i WikiLeaks vendosi të hynte në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Ai disa herë kishte refuzuar kërkesat e Britanisë për arrestimin e Assange në ambasadë. E gjitha ndryshoi kur president u zgjodh Moreno. Ai e shikonte Assange si një problem të trashëguar dhe ambasada gradualisht kishte filluar ti kufizonte aksesin në internet dhe shumë privilegje të tjera.

Ishte kërcënuar disa herë me përjashtim nga ambasada një vit përpara se të vinte arrestimi i tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rebelohen punonjësit ndaj Microsoft për HoloLens

Lajmet e fundit>