Biznes

Pas dy dekadash në internet, platforma e shitjeve online hyn në botën e smartfonëve

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Dhjetor 2019
0
Më në fund i është bashkuar botës moderne me një aplikacion smartfoni. Përdoruesit mund të shfletojnë në kategori të ndryshme, të shohin kërkime të ruajtura, historik si dhe të ruajnë postime për ti aksesuar më vonë. Pas dy dekadash në internet, platforma e shitjeve online hyn në botën e smartfonëve

Craigslist ka qenë një prej të parëve në internet përgjatë dy dekadave, por uebsajti i klasifikuar ka gjetur një shtëpi të re, smartfonin tuaj.

Më në fund platforma ka një aplikacion zyrtar për iOS i cili është i ngjashëm në ndërfaqe me atë që jemi mësuar: kryesisht tekst dhe një ngjyrë ikonike siç është ajo e purpurt.

Përdoruesit mund të gjejnë punë, orendi shtëpiake madje edhe njeriun e zemrës. Craigslist është themeluar në 1995 nga Craig Newmark dhe ofron vende të klasifikuar pune, shtëpi me qera, sende në shitje, shërbime e madje edhe diskutime nëpër forume.

Më në fund i është bashkuar botës moderne me një aplikacion smartfoni. Përdoruesit mund të shfletojnë në kategori të ndryshme, të shohin kërkime të ruajtura, historik si dhe të ruajnë postime për ti aksesuar më vonë.

Aplikacion bën të mundur filtrimin e listimeve sipas vendndodhjes. Aplikacioni iOS është lançuar tashmë ndërsa në Android është ende në fazë beta. Craigslist u rëdnit në vendin e 14 në kategorinë e blerjeve në App Store me një vlerësim prej 4.6 nga 5 yje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A mund të jetë ky kompjuteri më i lirë në botë?