Lajmet

Pas ekspozimit të 500,000 përdoruesve, Google+ mbyllet përgjithnjë

Oct 9 2018
0 Shpërndarje
Pak përpara se Google ta publikonte, Wall Street Journal raportoi ngjarjen dhe sipas publikimit gjigandi i kërkimit dëshironte ta mbante të fshehtë. Pas ekspozimit të 500,000 përdoruesve, Google+ mbyllet përgjithnjë

Google lajmëroi se do të mbyllë përgjithnjë rrjetin social Google+ menjëherë pasi zbuloi se të dhënat e 500,000 mijë përdoruesve janë ekspozuar tek zhvilluesit.

Problemi i cili u zbulua në muajin Mars si pjesë e një auditi të brendshëm, zbuloi ekspozimin e të dhënave të përdoruesve në një skemë të ngjashme me skandalin Cambridge Analytica.

Pak përpara se Google ta publikonte, Wall Street Journal raportoi ngjarjen dhe sipas publikimit gjigandi i kërkimit dëshironte ta mbante të fshehtë.

Kjo sepse i trembej krahasimit me Cambridge Analytica dhe reagimit të autoriteteve.

Google+ u lançua në 2011-ën ndërsa gjigandi i reklamimit synonte të rivalizonte Facebook.

Google+ kopjoi stilin e Facebook me statuset dhe News Feed por eksperimenti ishte larg pritshmërive.

Kompania tentoi të tërhiqte vëmendjen duke u dhënë akes zhvilluesve por nuk pati sukses.

Google+ do të mbetet si opsion rrjetëzimi për organizatat që përdorin G Suite. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>