Biznes

Pas Facebook edhe Google paditet për praktika antikonkurruese

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Dhjetor 2020
Google akuzohet jo vetëm për monopol të pandershëm në kërkimin online por edhe në reklamimin online. Pas Facebook edhe Google paditet për praktika antikonkurruese

Google po përballet me një tjetër padi. Prokurorët e përgjithshëm të 38 shteteve Amerikane kanë paditur kompaninë dhe përkatësisht biznesin e saj të kërkimit online për abuzime me pozitat dominuese në treg.

Ishte prokurori i përgjithshëm i Teksasit i cili udhëhoqi një grup shtetesh në një padi i cila ishte parë të vinte që kur Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri të njëjtën gjë në Tetor.

Google akuzohet jo vetëm për monopol të pandershëm në kërkimin online por edhe në reklamimin online.

“Veprimet antikonkurruese të Google kanë ndihmuar kompaninë të ruajë pozitat dominuese në treg duke bllokuar rivalët, privuar konsumatorët nga zgjidhjet e tjera, penguar inovacionin,” shkruhej në padi.

Google ende nuk ka komentuar në lidhje me këtë ngjarje. Padia vjen pak ditë pasi 40 shtete Amerikane paditën Facebook për praktika të ngjashme.

LEXO EDHE:  Pamja Klasike e Facebook së shpejti nuk do të jetë më