Siguri

Pas Facebook-ut, Pakistani ndal edhe shërbimet e YouTube

Publikuar , 20 Maj 2010
0
Pas Facebook-ut, Pakistani ndal edhe shërbimet e YouTube

Bllokada ka ardhur pasi Autoriteti i Telekomunikimit të Pakistanit (PTA) u ka thënë ofrueseve të shërbimeve të internetit të mërkurën që të ndalin qasjen në faqen e rrjetit social Facebook, për shkak të një gare online që për të vizatuar Profetin Muhamed. (Çfarëdo lloj përfaqësimi i Profetit Muhamed cilësohet si jo-islamike dhe blasfemi).

Wahaj-us-Siraj, shef ekzekutiv i Nayatel, një ofrues i shërbimeve të internetit, ka thënë se PTA ka dhënë urdhër që të mërkurën të bllokohet “menjëherë” edhe YouTube. “Ishte një udhëzim serioz, pasi që ata dëshiruan që na ta bëjmë këtë shpejtë dhe t’i njoftojmë më pas” deklaroi ai për Reuters.

Gjithashtu në vitin 2007, YouTube u bllokua në Pakistan për pothuajse në vit, pasi që cilësohej se përmban video jo-islamike.

Një zëdhënës i zyrës për marrëdhënie të jashtme ka dënuar publikimin e karikaturave të Profetit Mysliman në Facebook dhe ka bërë thirrje që shtetet t’i adresohen kësaj çështjeje, të cilën ai e quajti “ekstrem të ndjeshme dhe me ndërlidhje emocionale për Myslimanët”.

“Sulme të tilla fyese dhe të dëmshme lëndojnë ndjenjat e Myslimanëve anembanë botës dhe nuk mund të pranohen nën rregullën e lirisë së shprehjes” tha zëdhënësi Abdul Basit, për një javore Pakistaneze.

Para se të ndalej YouTube, u tentua që të bllokoheshin URL të caktuara, por videot e cilësuara si blasfemike paraqiteshin vazhdimisht, dhe si rrjedhojë e kësaj u mor urdhri për ndalje të tërësishme të punës.

Vendimi i PTA-së për të bllokuar Facebook gjithashtu ka izoluar Pakistanezët nga grupet dhe faqet e dedikuara për të kundërshtuar konkurrencën, që kanë më mijëra përkrahës më shumë sesa që ka konkurrenca. Së bashku me bllokadën e YouTube dhe Facebook, edhe disa faqe si Wikipedia dhe Flickr, kanë qenë gjithashtu jashtë funksionit në Pakistan.

LEXO EDHE:  Pas ekspozimit të 500,000 përdoruesve, Google+ mbyllet përgjithnjë

Por zëdhënësi i PTA-së tha se këto faqe janë bllokuar për arsye teknike dhe nuk ka ndonjë vendim të marrë kundër tyre.

Siraj, CEO i Nayatel, tha se bllokimi i këtyre dy ueb faqeve (Facebook e YouTube) do të shkurtoj në një çerek trafikun total të internetit në Pakistan.

Lajmet e fundit>