Lajmet

Pas fituan 360 milionë dollarë, administratorët mbyllin tregun e zi më të madh në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Janar 2022
Janë gjurmuar qindra miliona dollarë pagesa në kriptomonedha bërë tek UniCC. Pas fituan 360 milionë dollarë, administratorët mbyllin tregun e zi më të madh në botë

Administratorët e tregut të paligjshëm më të madh në botë të kartave të vjedhura bankare kanë vendosur të mbyllin uebsajtin pasi përllogaritet të kenë fituar 358 milionë dollarë.

Pronarët anonimë të UniCC falënderuan grupet kriminale për mbështetjen që i kanë dhënë biznesit të tyre dhe arsyeja e mbylljes ishte për arsye të shëndetësore dhe të moshës.

Shumë tregje zeza janë mbyllur vullnetarisht muajt e fundit për arsye të panjohura. Rrjeti i zi, ose njohur ndryshe si darknet, është një pjesë interneti e aksesueshme vetëm përmes shfletuesve të veçantë.

Janë gjurmuar qindra miliona dollarë pagesa në kriptomonedha bërë tek UniCC. Platforma është aktive që prej 2013-ës me informacione të dhjetëra mijëra kartave bankare të vjedhura që publikohen çdo ditë.

Qindra miliona prej tyre janë vjedhur nga banka, kompani pagesash, distributorë përpara se të shiteshin online në tregje si UniCC. Këto karta përdoreshin për të blerë kupona të cilët rishiteshin për para.

Vetëm në kriptomonedha si Bitcoin, Ether, Litecoin dhe Dash, uebsajti ka marrë pagesa prej 358 milionë dollarë. Mbyllja e UniCC vjen vetëm një vit pas tërheqjes së liderit të mëparshëm Joker’s Stash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si Apple arriti të godasë Facebook në pikën më të dobët

Tags >

internet