Lajmet

Pas Gjermanisë edhe Italia rekomandon distancimin nga antivirusi Kaspersky

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Mars 2022
E gjithë administrata publike duhet të zëvendësojë softuerët e Kaspersky të cilët konsiderohen potencialisht të rrezikshëm. Pas Gjermanisë edhe Italia rekomandon distancimin nga antivirusi Kaspersky

Qeveria Italiane do të ndalojë përdorimin e antivirusit Rus Kaspersky pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia me frikën e Moska mund ta përdorë për të hakuar uebsajte me të dhëna jetike.

Sekretari i Shtetit për Sigurinë Franco Gabrielli tha javën e kaluar Senatit Italian dhe qeverisë se synon të largonin përdorimin e antivirusit zhvilluar nga kompania Ruse Kaspersky Lab.

E gjithë administrata publike duhet të zëvendësojë softuerët e Kaspersky të cilët konsiderohen potencialisht të rrezikshëm.

Një burim i dytë tha se rregullat mund të hyjnë në fuqi nga jo javë. Kaspersky tha se ishte duke monitoruar situatën me shqetësim të madh dhe se frikësohej për punonjësit të cilët mund të vuajnë pasojat e një vendimi gjeopolitik dhe jo teknik.

Kaspersky tha se ishte një kompani private dhe ska asnjë lidhje me qeverinë Ruse. Të njëjtin alarm ngriti edhe agjencia Gjermane e sigurisë kibernetike javën e kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla shet një numër rekord makinash elektrike