Lajmet

Pas Instagram, Facebook gjithashtu ju tregon sa kohë keni shpenzuar në aplikacion

Nov 20 2018
0 Shpërndarje
Rrjeti social për herë të parë foli rreth funksioneve të reja në muajin Gusht dhe tha se kishte për qëllim të vinte përdoruesit në dijeni të kohës që shpenzojnë me aplikacionet e kompanisë. Pas Instagram, Facebook gjithashtu ju tregon sa kohë keni shpenzuar në aplikacion

Javën e kaluar Instagram lançoi panelin e ri i cili tregonte sesa kohë shpenzoni në aplikacion ndërsa tani ka ardhur radha e Facebook: kompania ka nisur linçimin e panelit të saj.

Rrjeti social për herë të parë foli rreth funksioneve të reja në muajin Gusht dhe tha se kishte për qëllim të vinte përdoruesit në dijeni të kohës që shpenzojnë me aplikacionet e kompanisë.

Ndryshe nga Facebook, Apple Screen Time dhe Google Digital Wellbeing i mundësojnë përdoruesve të bllokojnë vetveten nga përdorimi i aplikacioneve dhe jo thjeshtë të marrin informacion.

Paneli i Facebook nuk lejon këtë gjë, por vetëm kufizimin e kohës së përdorimit. Kur e tejkaloni, aplikacioni ju lajmëron me anë të një njoftimi.

Funksionet e reja duhet të jenë të disponueshme nga dita e sotme tek përdoruesit. Mjafton të shkoni në tabin “More” në aplikacion më pas tek Settings & Privacy dhe të zgjidhni opsionin Your Time On Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>