Harduer

Pas katër vitesh Apple rifreskon produktin e lënë në harresë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Maj 2019
0
Modeli i rifreskuar kushton 199 dollarë për modelin me 32GB memorie, 299 dollarë për modelin 128GB dhe 399 dollarë për modelin 256GB. Pas katër vitesh Apple rifreskon produktin e lënë në harresë

Pas katër vitesh të gjata Apple ka vendosur të rikujtojë produktin e lënë në harresë, Apple iPod Touch. Versioni i ri vjen me procesor më të fuqishëm, Apple A10 Fusion i cili mund të përballojë eksperiencat moderne si thirrjet në grup me FaceTime, realitetin e shtuar apo edhe lojërat e fundit.

Apple gjithashtu ka rritur kapacitetin e memories për iPod në 256GB.

Ata që ishin në pritje të një ridizajnimi, do të zhgënjehen. iPod i ri është identik në pamje me paraardhësin. Ka të njëjtën formë, të njëjtin ekran 4-inç dhe të njëjtën kamër.

Gjithashtu ngelet edhe butoni fizik Home në vend të Touch ID. Megjithatë nuk është e ndonjë rëndësie të madhe sidomos për një pajisje e cila është për tu përdorur nga fëmijët, në makinë apo në palestër.

Nga ana tjetër na kujton se iPod nuk ka prioritet të lartë në epokën e iPhone dhe Apple Watch. Nuk është as i shtrenjtë. Modeli i rifreskuar kushton 199 dollarë për modelin me 32GB memorie, 299 dollarë për modelin 128GB dhe 399 dollarë për modelin 256GB.

Përfaqëson mënyrën më të thjeshtë dhe më pak të kushtueshme për ata që duan eksperiencën dhe ekosistemin e iOS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Studimet për profesionin më të kërkuar, vijnë nga Londra në Kosovë

Tags >

AppleiPod
Lajmet e fundit>