Lajmet

Pas mbylljes së Groovy Bot, Discord sjell YouTube në platformë

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shtator 2021
Përdoruesit mund të shtojnë video në një server ose duke kërkuar ose duke ngjitur një lidhje nga YouTube. Pas mbylljes së Groovy Bot, Discord sjell YouTube në platformë

Discord ka nisur testimin e një funksionaliteti quajtur “Watch Together” ku përdoruesit mund të krijojnë lista luajtje me videot e YouTube dhe ti shikojnë direkt nga platforma.

Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm për serverët e miqve dhe familjeve. Megjithatë kompania synon ta ofrojë për mbarë komunitetin e Discord deri në fund të Tetorit.

Përdoruesit mund të shtojnë video në një server ose duke kërkuar ose duke ngjitur një lidhje nga YouTube.

Integrimi vjen vetëm pak disë pasi YouTube i dërgoi një paralajmërim Groovy Bot dhe Rythm, dy mjeteve shumë popullore të muzikës nga YouTube dhe Spotify. Kompania i kërcënoi me mbyllja dy botët të cilët vendosën të ndëpresin vetë shërbimin.

Funksionaliteti i ri i Discord pritet të mbushë hendekun e lënë prej Groovy Bot dhe Rythm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube pësoi ndërprerje të pazakontë