Biznes

Pas Microsoft edhe Yahoo largohet nga Kina

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Nëntor 2021
Përdoruesit në Kinë morën mesazhin se uebsajtet nuk janë më të disponueshme. Produktet dhe shërbimet e tjera jashtë Kinës nuk preken nga ndryshimet. Pas Microsoft edhe Yahoo largohet nga Kina

Yahoo u bë kompania më e fundit e teknologjisë e cila i dha fund prezencës së saj në Kinë për shkak të rregullave të ashpra.

Përdoruesit në Kinë morën mesazhin se uebsajtet nuk janë më të disponueshme. Produktet dhe shërbimet e tjera jashtë Kinës nuk preken nga ndryshimet.

Lëvizja e Yahoo vjen menjëherë pasi Microsoft tha muajin e kaluar se do të mbyllte Linkedin në Kinë. Kina ka shtuar presionin ndaj kompanive të huaja kryesisht atyre Amerikane por edhe ndaj kompanive vendase.

Më 1 Nëntor një ligj i ri hyri në fuqi që shërben për mbrojtjen e të dhënave por aplikon rregullime për mënyrën sesi grumbullohen dhe ruhen të dhënat.

Kompanitë që nuk e zbatojnë rrezikojnë të gjobiten me 5% të të ardhurave vjetore. /PCWorld Albanain

LEXO EDHE:  PSV Eindhoven bëhet klubi i parë i futbollit në Evropë që pranon sponsorizim në Bitcoin

Tags >

yahoo