Lajmet

Pas një pritjeje të gjatë mbërrin Android 11 në OnePlus 7 dhe 7T

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Mars 2021
Përditësimi do të dërgohet në faza por nëse dëshironi ta shkarkoni sa më parë atëherë ju sugjerojmë instalimin e aplikacionit Oxygen Updater nga Play Store. Pas një pritjeje të gjatë mbërrin Android 11 në OnePlus 7 dhe 7T

OnePlus ka pasur një reputacion të mirë kur bëhet fjalë me përditësimin e smartfonëve në versionet më të fundit të sistemit operativ Android por me Android 11 nuk ka qenë kështu. Të paktën për modelet OnePlus 7 dhe 7T të cilët do të marrin përditësimin 7 muaj nga debutimi i Android 11.

Kompania ka nisur të dërgojë përditësimin OxygenOS 11 për OnePlus 7 dhe 7T duke sjellë një rimodelim të ndërfaqes. Gjithashtu kompania sjell përmirësime të kamerës e cila po ashtu ka një ndërfaqe të re.

Mbështetja për kodeksin HEVC në regjistrimin e videove do të reduktojë madhësinë e këtyre të fundit. Një prej veçorive më të spikatura të këtij përditësimi është “dark mode” kur përdoruesit mund të vendosin aktivizimin automatik të tij.

Game Space është përmirësuar gjithashtu duke parandaluar prekjet aksidentale. OxygenOS 11 vjen me përditësimet e sigurisë së muajit Shkurt dhe jemi pak të çuditur që nuk është përfshirë muaji Mars.

Përditësimi do të dërgohet në faza por nëse dëshironi ta shkarkoni sa më parë atëherë ju sugjerojmë instalimin e aplikacionit Oxygen Updater nga Play Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram i bllokon llogarinë përdoruesit me emrin Metaverse