Biznes

Pas rritjes së bujshme Ripple humbet 9 miliardë dollarë

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Ripple është një kompani fintech e cila ka përqendruar aktivitetin në sistemet e pagesave përmes blockchain për institucionet financiare që kanë nevojë të transferojnë para me shpejtësi ndërkombëtarisht. Pas rritjes së bujshme Ripple humbet 9 miliardë dollarë

Vlera e monedhës kriptografike XRP mori tatëpjetën ditën e Marte pas rritjes suprizë të javës së kaluar.

XRP, monedhë e cila quhet edhe Ripple, ra me 18% mëngjesin e ditës së sotme sipas CoinMarketCap.com në 0.45 dollarë në këto moment që po shkruajmë.

Të Premten e kaluar monedha u rrit deri në 0.69 dollarë dhe për një moment zhvendosi Ethereum në vendin e tretë.

Ripple është një kompani fintech e cila ka përqendruar aktivitetin në sistemet e pagesave përmes blockchain për institucionet financiare që kanë nevojë të transferojnë para me shpejtësi ndërkombëtarisht.

Firma zotëron pjesën më të mëdhe të XRP e cila në të vërtetë është e pavarur nga kompania por që përdoret në platformat e Ripple.

Që nga rritja e javës së kaluar, vlera e monedhës ka rënë me 9 miliardë dollarë.

Rekordin monedha e arriti në Janar kur u vlerësua me 3 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>