Blog

Pas Rusisë, edhe Irani bllokon Telegramin

Publikuar , 27 Prill 2018
0
Kjo lëvizje e Iranit vjen pak ditë pasi Rusia vendosi të ndalonte përdorimin e këtij aplikacioni. Pas Rusisë, edhe Irani bllokon Telegramin

Irani nisi një fushatë agresive ndaj aplikacionit popullor të komunikimit Telegram.

Në një qëndrim zyrtar, autoritetet rregullatorë të Iranit thanë se shpërndarja e imazheve dhe videove nuk do të lejohet në Telegram.

Kjo lëvizje e Iranit vjen pak ditë pasi Rusia vendosi të ndalonte përdorimin e këtij aplikacioni.

Zyrtarë të telekomunikacionit thanë tani e tutje i gjithë trafiku duhet të analizohet nga autoritetet.

Besohet se Telegram numëron të paktën 50 milion përdorues në Iran dhe është i preferuar për sigurinë që ofron.

Qeveria Iraniane prej kohësh ka kritikuar Telegram duke thënë se fshihej pas shumë protestave anti-establishment. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telegram prezantoi shërbimin e ri Passport

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>