Harduer

Pas shumë vitesh shtyrje mbërrijnë procesorët 10-nanometër të Intel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Gusht 2019
0
Me procesorët e rinj vinë grafika me performancë teraflop Iris Plus të cilat mund të luajnë disa lojëra në 1080p, një arritje jo e vogël sidomos për grafika të integruara. Pas shumë vitesh shtyrje mbërrijnë procesorët 10-nanometër të Intel

Intel na kishte paralajmëruar kohë përpara për gjeneratën e 10-të të procesorëve me emrin e koduar “Ice lake” dhe tashmë është gati të na ofrojë më shumë detaje.

Kompania do të lançojë 11 procesorë të rinj që variojnë nga një model Core i3 me dy bërthama tek Core i7 me katër bërthama, të gjithë të ndërtuar në arkitekturën 10-nanometër “Sunny Cove.”

Megjithatë situata me numrat e modeleve është komplikuar disi sepse kompania ofron tre opsione të ndryshme grafike. Nëse keni menduar se të dallosh procesorët Intel nga njëri tjetri ka qenë e vështirë, përgatituni për emërtime më komplekse si për shembull Core i7-1068G7.

Me procesorët e rinj vinë grafika me performancë teraflop Iris Plus të cilat mund të luajnë disa lojëra në 1080p, një arritje jo e vogël sidomos për grafika të integruara.

Por vetëm procesorët e rangut të lartë të gjeneratës së 10-të do të marrin fuqinë e plotë grafike të Iris. Në fund të emërtimit të tyre do të kenë “G7” duke treguar se kanë 64 njësi përpunimi.

Procesorët me etiketën G4 në fund kanë 48 njësi përpunimi por ruajnë përfitimet e performancës Iris. Niveli më i ulët është G1 të cilët kanë grafikat e zakonshme të integruara UHD me 32 njësi përpunimi.

Si zakonisht Intel ndan familjen e procesorëve për laptopët në serinë Y për modelet super të hollë dhe efikasë dhe serinë U për ultra-laptopët si Dell XPS.

Me këtë gjeneratë procesorët e serive Y do të bëhen më të fuqishëm me modelin e parë me katër bërthama. Pavarësisht kjo linjë nuk pritet që të mund të luajnë lojëra 1080p edhe me grafikat G7 Iris Plus.

LEXO EDHE:  Prototipe të iPhone po përdoren për të thyer sigurinë e telefonëve të Apple

Procesorët e gjeneratës së 10-të kanë frekuenca turbo deri në 4.1Ghz ndërsa modeli Core i7-8565U deri në 4.6Ghz. Ende çipet e reja janë më të fuqishëm sesa gjenerata e kaluar në drejtime të tjera.

Intel thotë se arkitektura Sunny Cove mund të realizojë 18% më procese sesa më parë. Pra me të njëjtën frekuencë, procesori bën më shumë punë. Gjithashtu përmirësime ka pasur edhe në depot më të mëdha L1 dhe L2.

Procesorët e rinj sjellin më shumë fuqi për detyrat AI, mbështetje për Thunderbolt 3 me deri në 4 katër porta dhe konektivitet Wi-Fi 6 të gjeneratës së ardhshme. Dhe sigurisht arkitektura e re 10-nanometër do të thotë më shumë efikasitet. Laptopët e parë me procesorët e gjeneratës së 10-të pritet t vinë nga Dell si linja XPS 13 apo Acer me linjën Swift 5 e shumë të tjerë. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>