Lajmet

Pas sulmeve në sistemet kompjuterike, 5 filma të Sony Pictures përhapen jashtëligjshëm në internet

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
Pas sulmeve në sistemet kompjuterike, 5 filma të Sony Pictures përhapen jashtëligjshëm në internet

Fury-video-fpo-798x310Gjatë javës së kaluar Sony Pictures ishte hakuar, me siguri me ndihmë nga punëtorët e brendshëm dhe që atëherë, pesë filma të kompanisë janë zbuluar dhe shkarkuar online, raporton Variety.

Versionet në DVD të titujve të rinj si “Fury”, “Annie”, “Mr. Turner”, “StillAlice” dhe “To WriteLoveonHerArms” janë përhapur në rrjetet e shpërndarjes së skedarëve dhe një burim i familjarizuar me hollësitë e këtij rasti thotë që zbulimi është i lidhur me hakimin e sistemeve të korporatës Sony Pictures nga një grup i vetëquajtur “Rojtarët e Paqes”.

Deri më 30 nëntor, “Fury”, i cili nuk ka qenë ende në kinema, është shkarkuar mbi 1.2 milionë herë, ndërsa “Annie” është shkarkuar 206 mijë herë, siç tregon kompania e cila merret me ndjekjen e piraterisë, Excipio. Një zëdhënëse nga Sony tha që: “Vjedhja e përmbajtjes së Sony Pictures Entertainment është një çështje kriminale dhe ne jemi duke punuar për së afërmi me zbatuesin e ligjit për ta adresuar atë.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët Kinezë kanë interceptuar mesazhet diplomatike Evropiane

Tags >

haker
Lajmet e fundit>