Lajmet

Pas sulmit të Facebook fshihet një grup hakerësh dhe jo shtete

Publikuar , 18 Tetor 2018
0
Javën e kaluar Facebook ndryshoi shifrat ku sipas medias sociale kanë qenë 29 milion dhe jo 50 milion përdorues të prekur. Pas sulmit të Facebook fshihet një grup hakerësh dhe jo shtete

Rrjeti social Facebook arriti në përfundimin se hakerë të cilët janë në kërkim të mënyra për të bërë para fshihen pas hakimit të fundit të 50 milion llogarive.

Sipas një raporti të Wall Street Journal, rrjeti social më popullor në botë beson se janë një grup hakerash pas sulmit dhe jo hakera shtetërorë të sponsorizuar.

Javën e kaluar Facebook ndryshoi shifrat ku sipas medias sociale kanë qenë 29 milion dhe jo 50 milion përdorues të prekur.

Një hetim i FBI-së ka nisur lidhur me ngjarjen.

Për herë të parë sulmi u bë publik më 25 Shtator dhe mendohet të ketë ndodhur rreth datës 17 Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube çaktivizon komentet në çdo video ku shfaqen fëmijë

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>