Harduer

Pas telefonëve është radha e laptopëve me ekrane që palosen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Maj 2019
0
Me këtë laptop Lenovo vë theksin tek produktiviteti. Në fakt është një ThinkPad për bizneset me Windows. Fuqizohet nga procesor Intel edhe pse Lenovo nuk e ka specifikuar se cili do të jetë. Pas telefonëve është radha e laptopëve me ekrane që palosen

Prodhuesi më i madh në botë i kompjuterëve vendosi për të hipur në trenin e ekraneve me palosje. Gjatë konferencës Lenovo Accelerate, kompania u dha pjesëmarrësve një pamje të parë të laptopit me ekran me palosje.

Pajisja pa emër është pjesë e linjë së laptopëve ThinkPad X1 dhe kompania thotë se është një zëvendësues i qartë i laptopëve të sotme jo thjeshtë një pajisje shtesë.

Laptopi ka ekran 13.3-inç me raport 4:3 kur është në modalitetin me ekran të plotë.

Kur paloset shndërrohet në një laptop me ekran 9.6-inç. Ashtu si Samsung Galaxy Fold vjen me ekran OLED përbërë prej polimeri. Ekrani është prodhuar nga LG Display.

Kjo pajisje ka tastierën në ekranin e dytë dhe është tastierë me prekje. Por gjithashtu mund të përdoret si tablet dhe ti bashkëngjitet një tastierë bluetooth.

Një tjetër element dizajni që LG duhej ta kishte të konsideratë është bateria. Nuk mund ta ndante në dy sepse laptopi do të ishte tepër i rëndë. Prototipi aktual ka vetëm një bateri në njërën prej anëve.

Me këtë laptop Lenovo vë theksin tek produktiviteti. Në fakt është një ThinkPad për bizneset me Windows. Fuqizohet nga procesor Intel edhe pse Lenovo nuk e ka specifikuar se cili do të jetë.

Pajisja ka qenë në punim prej mëse tre vitesh thotë Lenovo. Për tu siguruar për qëndrueshmërinë e tij Lenovo ka aplikuar disa testime ekstreme, sidomos tek boshti. Çmimi nuk dihet e as dita kur do të dalë në shitje. Por Lenovo i ka vendosur vetes objektivin e gjashtë mujorit të dytë të 2020-ës.

Komentet i bëri Lenovo pasi Galaxy Fold pësoi një problem serioz me ekranin që palosej duke dhe si rezultat Samsung e tërhoqi nga tregu pa një datë të dytë.

LEXO EDHE:  85% e shtojcave dhe aplikacioneve të Chrome nuk kanë politika privatësie

Megjithatë pajisjet me ekrane të palosen janë këtu për të qëndruar. Huawei gjithashtu ka përgatitur një telefon me ekran me palosje. /PCWorld Albanian

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>