Harduer

Pas tre dekadash konsola Switch kalon shitjet e Nintendo SNES

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Janar 2020
0
Megjithatë kompania ka paralajmëruar se prodhimi i konsolës është ndikuar nga shpërthimi i epidemisë coranavirus në Kinë. Pas tre dekadash konsola Switch kalon shitjet e Nintendo SNES

Nintendo Switch është bërë konsola e tretë më e shitur e Nintendo pasi parakaloi Super Nintendo Entertainment System (SNES).

Në total mëse 52 milionë konsola Switch janë shitur që kur pajisja u lançua në 2017. SNES u prezantua në 1990 në Japoni dhe u shit në 49 milionë njësi në mbarë botën.

Megjithatë kompania ka paralajmëruar se prodhimi i konsolës është ndikuar nga shpërthimi i epidemisë coranavirus në Kinë.

Një turne lojërash në Hong Kong është anuluar pas shqetësimeve për përhapjen e viruesit. Lançimi i Switch ishte një moment kritik në historinë e Nintendo pas shitjeve zhgënjyese të paraardhësit Wii U.

Pas 10 muajsh tejkaloi shitjet e totale të Wii U. Disa analistë sugjerojnë se Nintendo mund të ketë shitur po aq konsola Switch sa Microsoft ka shitur Xbox One edhe pse ky i fundit nuk raporton më shifra. Vetëm gjatë sezonit të fundvitit janë shitur 11 milionë konsola Switch. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitet në ankand konsola më e shtrenjtë në histori

Tags >

Nintendo