Lajmet

Pasardhësi i aplikacionit Vine mbërrin në Android dhe iOS

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Janar 2020
0
Puna e tij quhet Byte dhe tashmë është e disponueshme në iOS dhe Android. Aplikacioni është ofruar në fazë beta prej disa kohësh por debutimi të Premten erdhi si një surprizë. Pasardhësi i aplikacionit Vine mbërrin në Android dhe iOS

Dom Hofmann, bashkëkrijuesi i Vine prej kohësh ka punuar për krijimin e një platforme me video me metrazh të shkurtër për të pasuar aplikacionin e mbyllur.

Puna e tij quhet Byte dhe tashmë është e disponueshme në iOS dhe Android. Aplikacioni është ofruar në fazë beta prej disa kohësh por debutimi të Premten erdhi si një surprizë.

Hofmann ka zhvilluar Byte prej vitesh pasi u tërhoq nga Vine të cilin e shiti tek Twitter. Aplikacioni i tij vjen në një moment ku platforma të ngjashme si TikTok po shpërthejnë në popullaritet.

Emërtimin Byte Hofmann e kishte menduar që prej 2015 kur ishte duke zhvilluar pasardhësin e Vine dhe nuk ka të bëjë fare me Bytedance që ka pronësinë e TikTok.

Aplikacioni Byte duhej të kishte debutuar në 2019-ën por Hofmann nuk arriti dot ti përmbahej afateve. Për TechCrunch tha se Byte do të ketë një mekanizëm për ndarjen e të ardhurave mes kompanisë dhe krijuesve ku të sjellë reklamimin në platformë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fëmijët në Kosovë kanë qasje në gjitha faqet e internetit