Harduer

Pasardhësi i Galaxy S10 mund të mos ketë emërtimin që prisni

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Dhjetor 2019
0
“Vitin i ardhshëm është 2020, dhe 20 është një fillim i ri,” shkruanin në një cicërimë pa elaboruar çfarë do të thotë fillim i ri. Në mungesë të provave konkrete, nuk mbetet gjë vetëm se të mbështetim pretendimet e tyre. Pasardhësi i Galaxy S10 mund të mos ketë emërtimin që prisni

Kur Samsung të prezantojë pasardhësin e Galaxy S10 vitin e ardhshëm, telefoni mund të ketë tjetër emër. Konkretisht sipas insajderëve të industrisë Ice Universe, përmes rrjetit social Twitter ata thanë se kompania nuk do ta quajë telefonin S11.

“Vitin i ardhshëm është 2020, dhe 20 është një fillim i ri,” shkruanin në një cicërimë pa elaboruar çfarë do të thotë fillim i ri. Në mungesë të provave konkrete, nuk mbetet gjë vetëm se të mbështetim pretendimet e tyre.

Por janë disa arsye pse kompania mund ta quajë kështu telefonin. Së pari Samsung e bën më të lehtë për konsumatorët të dini se cilin telefonë të blejnë nëse por kërkojnë më të mirin.

Gjithashtu duke kapërcyer S11, telefonët Samsung do të jenë përpara serive të iPhone për nga numrat e modeleve. Por Samsung nuk do të jetë i pari që e bën një gjë të tillë. Huawei kaloi P11 për të shkuar në P20 në 2018-ën ndërsa Samsung kapërcyer Note 6 për të rreshtuar seritë Note me ato Galaxy S për nga numrat e modeleve.

Insajderët e Ice Universe ka rekorde të mira për saktësinë e raportimeve të tyre por në të kaluarën ata janë referuar si S11e, S11 dhe S11+ duke hedhur më shumë dyshime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Themeluesi i Twitter dhuron 1 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin