Lajmet

Pasardhësja e uebfaqes MegaUpload, Mega, lëshohet këtë fundjavë

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Pasardhësja e uebfaqes MegaUpload, Mega, lëshohet këtë fundjavë

MegaNuk ka më MegaUpload, por Mega është rilindur. Dhe kësaj here, faqja premton që të funksionojë sipas rregullave.

Derisa faqja duket të ofrojë ngarkesë të thjeshtë në cloud për momentin, Mega premton që në javët e ardhshme do të lëshojë më tepër veçori, duke përfshirë “qasjen mobile, veglat e sinkronizimit për të gjitha platformat madhore dhe një mount për Windows.”

Lëshimi i Mega-s vjen saktësisht një vit pasi Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe FBI ndalën faqen për vendosje të skedarëve, MegaUpload, dhei arrestuan themeluesin e ndërmarrjes dhe ekzekutivët e tjerë në Zelandën e Re për atë që qeveria e përshkroi si “pirateri madhore online në mbarë botën”.

Tani, sipas disa organizatave të lajmeve, duke përfshirë Forbes, themeluesi, Kim Dotcom është duke përgatitur kthimin. Faqja e re, Mega, që përdor sloganin “Ndërmarrja e Privatësisë” ishte paraqitur për shumë anëtarë të shtypit të premten, disa nga të cilët e lavdëruan faqen për enkriptim të të gjithë skedarëve që njerëzit i vendosin, kështu që asnjë njeri tjetër përveç personit që i ka ngarkuar nuk mund të shohë se çfarë përmbajnë skedarët. Edhe pse është kështu, duket të jenë disa paralajmërime.

“Përshtypja jonë e parë konfirmon që enkriptimi funksionon vërtet shkëlqyeshëm, por ata që janë duke shikuar për një anonimitet të plotë mund të jenë pak të zhgënjyer”,- raporton TorrentFreak. Kjo për shkak të politikës së privatësisë së Mega-s që ndërmarrja i mban informacionet personale të njerëzve që regjistrohen në faqe, e po ashtu edhe IP adresat e tyre.

Mega ofron 50 GB ngarkesë pa pagesë për përdoruesit

Për më tepër, ajo do të përputhet me agjencitë për zbatim të ligjit në çdo juridiksion, duke i Kim Dotcom smiles during an interview with Reuters in Aucklandmarrë informacionet e përdoruesit kur kërkohet të bëhet një gjë e tillë ose edhe nëse Mega beson që është e nevojshme, deklarohet në rregullat për privatësi të Mega-s.

LEXO EDHE:  Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Shikoni trailerin e filmit dokumentar për The Pirate Bay

“Ne mund të përdorim çfarëdo informacioni që kemi për ju si një konsumator në lidhje me kreditin tuaj dhe ta japim atë informacion tek ndonjë person tjetër për vlerësim kreditor dhe qëllime për grumbullim të borxhit.”

Ndërmarrja thjesht mund të jetë duke e mbrojtur veten, por disa njerëz mund të largohen nga këto zbulime. Në të njëjtën kohë, çdo kush që dëshiron që të jetë anonim mund të regjistrohet në ndonjë uebfaqe me kredenciale të rreme e po ashtu edhe të përdorë metodat në dispozicion për të fshehur IP adresat e tyre.

Mega ofron 50 GB ngarkesë pa pagesë për përdoruesit, ndërsa llogaritë me pagesë duhet të japin 9.99 dollarë në muaj për të marrë 500 GB disk dhe 2 TB për bartje të të dhënave. Ju mund ta provoni uebfaqen kur të lëshohet zyrtarisht për publikun gjatë fundjavës. (PC World Albanian)

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>