Siguri

Pasiguria e rrjeteve wireless u lehtëson punën hakerëve

Publikuar , 24 Maj 2010
0
Pasiguria e rrjeteve wireless u lehtëson punën hakerëve

Policia në Australi ka përllogaritur se pothuajse 50 për qind e lidhjeve të rrjeteve pa tela janë të pasigurta, pasi ata edhe bënë një fushatë testuese përmes qendrave regjionale. Një zyrtarë i policisë u shpreh se përmes një kompjuteri të montuar në makinë ata kanë kërkuar rrjete pa tela dhe të cilat janë të pambrojtura.

Ai u shpreh se rrjetet pa tela që nuk janë të sigurta u mundësojnë hakerëve që të qasen në informata personale dhe madje të shkarkojnë dhe ruajnë material ilegal.

Gjiganti kërkues Google është akuzuar për mbledhje të të dhënave private nga shtëpitë që kanë wireless të pasigurt, duke përdorur makinën e tyre për fotografim të dedikuar për shërbimin Google Street View.

Kompania më pas pati pranuar se ka mbledhur të dhëna në këtë mënyrë, dhe është shprehur se do të bëjë shkatërrimin e menjëhershëm të tyre.

LEXO EDHE:  “ji32k7au4a83" mund tu duket fjalëkalim i vështirë por është një prej më të hakuarve

Lajmet e fundit>