Lajmet

Pastroni inboxin tuaj në Gmail me këtë filtrim

Publikuar , 21 Gusht 2012
0
Pastroni inboxin tuaj në Gmail me këtë filtrim

Filtrimi automatik i Gmail funksionon mjaft mirë, por ndonjëherë disa newsletters dhe “mailing lists” vërtet që ju stërmbushin me letra të shumta.

Mbani vetëm e-mailet më të rëndësishme në inboxin tuaj duke shtuar një filtër: Mos i kaloni në inbox ato e-maile që kanë fjalët “Nëse ky email nuk paraqitet siç duhet” (“If this email does not display properly“).

Ky truk filtrimi vjen nga The Next Web. Përveç tejkalimit nga inboxi, bëjeni filtrin që t’i identifikojë këto e-maile me një etiketë të caktuar si p.sh. TNW “Mos më shqetëso”.

Filtri mund të mos funksionojë me të gjitha e-mailet që nuk janë personale, por kjo mund të zgjidhet duke shtuar fjalë të ndryshme në filtër. Ja se si të veproni:

Tek filtri, tek pjesa ‘Has the words:’ shkruani shprehje si “If this email does not display properly” apo “opt-out”, “unsubscribe”, “update profile” dhe “edit your preferences”.

Klikoni ‘Skip the Inbox‘, më pas ‘Apply the label‘ dhe zgjidhni folderin që dëshironi. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>