Biznes

Pasuria e bosit të Tesla kalon 100 miliardë dollarët

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Shtator 2020
Pasuria e Musk është katërfishuar që prej muajit Mars ku ai ishe i 31-ti në listën e Forbes me një pasuri prej 24.6 miliardë dollarë. Pasuria e bosit të Tesla kalon 100 miliardë dollarët

Aksionet e Tesla u rritën ditën e Hënë duke dërguar pasurinë e Elon Musk në 102.9 miliardë dollarë.

Që nga dita e Premte, pasuria e Elon Musk u shtua me 10.4 miliardë dollarë. Forbes përllogarit se tani ti është miliarderi i 5-të në botë që kalon pasurinë prej 100 miliardë dollarësh.

Gjithashtu ai është njeriu i pestë më i pasur në botë.

Pasuria e Musk është katërfishuar që prej muajit Mars ku ai ishe i 31-ti në listën e Forbes me një pasuri prej 24.6 miliardë dollarë.

Tani ai është pas Mark Zuckerberg i cili ka një pasuri prej 107.6 miliardë dollarësh. Për sipërmarrësin serial është e parëndësishme se ku rënditet për pasurinë që ka krahasuar me miliarderët e tjerë.

Kështu ishte shprehur në një e-mail për Forbes në Korrik. Numra ngjiten dhe bien, por ajo që ka rëndësi për mua është të krijuar produkte të cilat njerëzit i duan kishte thënë Ai.

Musk ka 21% të aksioneve të Tesla e cila ka një vlerë tregu prej 464 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Zhvillimet e fundit bëjnë Elon Musk njeriun e tretë më të pasur në botë