Biznes

Pasuria e CEO së Amazon e barabartë me 1% të GDP Amerikane

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Gusht 2020
Pasuria që Gates arriti në 1999 prej 100 miliardë dollarësh sot do të kishte vlerën e 158 miliardë dollarëve. Pasuria e CEO së Amazon e barabartë me 1% të GDP Amerikane

Jeff Bezos, CEO miliarderi i Amazon është personi më i pasur në botë dhe pasuria e tij kaloi 200 miliardë dollarët sipas Forbes dhe Bloomberg. Ditën e Mërkure sipas përllogaritjeve të Forbes, pasuria e Bezos ishte 204.6 miliardë dollarë ndërsa Bloomberg tha 202 miliardë dollarë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates i cili është njeriu i dytë më i pasur në botë ka një pasuri prej 116.1 miliardë dollarë, ose 88.5 miliardë dollarë më pak sea Bezos.

Pasuria që Gates arriti në 1999 prej 100 miliardë dollarësh sot do të kishte vlerën e 158 miliardë dollarëve.

Pasuria e Bezos është e barabartë me 1% të GDP Amerikane e cila ishte 21.6 trilionë dollarë në tre mujorin e parë të 2020.

Amazon shënoi shitje masive gjatë pandemisë së Covid-19 ndërsa shumë njerëz u kthyen drejt blerjeve online. Kompania tani vlerësohet me 1.7 trilionë dollarë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos vjen nga aksionet që ka në Amazon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lufta tregtare SHBA-Kinë, vihen në rrezik kabllot optike nënujore