Biznes

Pasuria e Zuckerberg i kalon 100 miliardë dollarët

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Gusht 2020
0
Bosët e teknologjisë janë vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit ndërsa kompanitë dhe pushteti i tyre mbi jetët e përdoruesve ka marrë përmasa të frikshme. Pasuria e Zuckerberg i kalon 100 miliardë dollarët

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka parë një rritje të pasurisë së tij personale në 100 miliardë dollarë pas lançimit të një formati të ri postimi me video të shkurtra në Instagram.

Ditën e Mërkure Facebook lançoi në 50 vende të botës Instagram Reels, rivalin dhe kopjen e aplikacionit kontrovers Kinez TikTok.

Menjëherë pas lajmit aksionet e Facebook u rritën me 6% ditën e Enjte. Zuckerberg ka 13% të aksioneve të Facebook.

Ai i bashkohet themeluesit të Amazon Jeff Bezos dhe të Microsoft Bill Gates me një pasuri mbi 100 miliardë dollarë.

Bosët e teknologjisë janë vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit ndërsa kompanitë dhe pushteti i tyre mbi jetët e përdoruesve ka marrë përmasa të frikshme.

Facebook, Amazon, Apple dhe Google kanë qenë përfituesit më të mëdhenj nga izolimit i koronavirusit.

Vetëm gjatë këtij viti pasuri e Zuckerberg është shtuar me 22 miliardë dollarë ndërsa Bezos mëse 75 miliardë dollarë.

Lançimi i Instagram Reels erdhi në një moment kritik ndërsa SHBA dëbuan përdorimin e TikTok në SHBA.

Titanët e teknologjisë, përfshirë Zuckerberg, janë vënë nën presion nga ligjvënësit Amerikanë dhe Evropianë për influencën e tyre dhe shihen si të dalë jashtë kontrolli.

Pesë kompanitë teknologjike Amerikane Apple, Amazon, Alphabet, Facebook dhe Microsoft kanë një vlerës tregu të barabartë me 30% të GDP-së së Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Siguria Kibernetike prioritet i SHBA përpara zgjedhjeve të 2020