Lajmet

Pata e cila tmerronte fermerët anglezë në Goose Game vjen në desktopin tuaj

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Janar 2020
0
Ju mund ta përshtatni aplikacionin për të tërhequr çfarëdo imazhi, GIF apo meme në ekran duke ju penguar punën e pamjen e desktopit. Pata e cila tmerronte fermerët anglezë në Goose Game vjen në desktopin tuaj

Untitled Goose Game ishte një prej fenomeneve më të bujshëm të vitit të kaluar. Nëse e keni luajtur këtë lojë padyshim e dini se për çfarë e kemi fjalë.

Lançuar në Shtator, loja gjëegjëzë ka në fokus një patë e cila ka mision të saj terrorizimin e kopshtarëve në një fshat të vogël anglez.

Katër muaj më vonë një zhvillues ka krijuar një patë të re e cila ka kapërcyer nga loja në desktop quajtur Desktop Goose.

Sapo ti bëni unzip, pata do të bëjë një rrëmujë të vërtetë në desktop dhe nëse dëshironi ti shpëtoni këtij makthi mjafton të mbani shtypur butonin “ESC.”

Ju mund ta përshtatni aplikacionin për të tërhequr çfarëdo imazhi, GIF apo meme në ekran duke ju penguar punën e pamjen e desktopit.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mozilla lançon Rrjetin Privat të Firefox