Lajmet

Patenta e fundit e Apple shpjegon krijimin e objekteve me anë të prekjeve të ekranit

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
Patenta e fundit e Apple shpjegon krijimin e objekteve me anë të prekjeve të ekranit

apple patentaApple së fundmi regjistroi një patentë të re që përshkruan mundësin e kontrollit të objekteve 2D në një ekran me prekje dhe kalimi i tyre në tre dimensione.

Patenta e quajtur “Working with 3D Objects” shpjegon se si përdoruesit do të ngrinë gishtat nga iPad apo iPhone për ti kthyer objektet në 3D.

Sipas objektit të patentës, përdoruesit mund të manipulojnë këto pasqyrime 3D duke përdor gjeste prekjeje. Ngritja e gishtave nga ekrani dhe prekja e ekranit gjithashtu shkakton reagime që çojnë në krijimin e objekteve 3D. Këto manipulime 3D mund të jenë shumë të nevojshme për programet e quajtur CAD (dizajn kompjuterik), ku dizajnuesit dhe arkitektët i përdorin.

Apple gjithashtu planifikon të përmirësojë këtë kontroll me prekje duke përdorur një kombinim të duarve dhe instrumenteve të tjerë. Patenta shpjegon se me përdorimin e të dyja duarve ju mund ta lëvizni objektin, ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme e tërhiqni.

Ekziston gjithashtu edhe opsioni i shumë përdoruesve në proces ku çdo person mund të përdor veprime në të njëjtën kohë me të tjerët e të ketë reagime në objekt. Problemi i vetëm duket se është pasja e syzave 3D për ti parë këto objekte 3D. Lente të ndryshme dhe ndërfaqe të ndryshme të shfaqjes së objekteve bëjnë që mos të shihet me sy të lirë, thuhej në patentë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google zbuloi disa probleme sigurie në Apple iOS dhe një prej tyre nuk është adresuar ende

Lajmet e fundit>