Harduer

Patenta e Samsung zbulon një dizajn të ri për smartfonët

Publikuar , 24 Prill 2014
0
Patenta e Samsung zbulon një dizajn të ri për smartfonët

samsung-galaxy-s4-videoSamsung ka shumë dëshirë të eksperimentojë vazhdimisht me dizajnin e pajisjeve dhe sipas një patente të publikuar së fundmi rezulton se kompania ka projektuar disa dizajne që shkojnë përtej çdo smartfoni që ka lançuar deri tani. Pajisja e re e konceptuar nga Samsung e ka skeletin në formë ovale dhe disponon një ekran mbështjellës që mundëson vendosjen e butonave kryesorë në pjesën e pasme të smartfonit.

Momentalisht ky dizajn është thjesht një koncept prandaj themi se do të duhet një kohë e gjatë derisa projekti të bëhet realitet, por njëkohësisht ekziston edhe mundësia që të mos realizohet asnjëherë. Dizajni i përshkruar në këtë patentë është i ngjashëm me një patentë dizajni të regjistruar nga Apple në fillim të këtij viti për një iPhone eksperimental me ekran të lakuar që të krijon idenë e iPod nano të gjeneratës së katërt.

Një prej ekzekutivëve të Samsung është shprehur së fundmi se kompania po planifikon një ridizajnim të fuqishëm të Galaxy Note 4, prandaj do të jetë interesante të shohim nëse pajisja e ardhshme hibride “phablet” e Samsung do të disponojë ndonjë prej cilësive të konceptit eksperimental të regjistruar në këtë patentë. (PCWorld Albanian)

samsung-smartphone-design-patent-1samsung-smartphone-design-patent-3samsung-smartphone-design-patent-2

LEXO EDHE:  Televizorët Samsung do të vinë me Bixby dhe Google Assistant në 2019-ën

Lajmet e fundit>