Harduer

Pavarësisht bllokadës Amerikane Huawei prezantoi dy telefonë të rinj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Maj 2019
0
Një skaner i shenjave të gishtërinjve është integruar në butonin e ndezjes në anën e telefonit ndërsa në fund është një portë USB-C ndërsa mungon porta e kufjeve 3.5mm. Pavarësisht bllokadës Amerikane Huawei prezantoi dy telefonë të rinj

Pavarësisht situatës në të cilën gjendet, Huawei prezantoi ditën e sotme dy telefonë të rinj, Honor 20 dhe Honor 20 Pro përballë bllokadës Amerikane.

Me Apple, Samsung dhe Huawei që kanë zënë hapësirën e telefonëve të rangut të lartë, oferta më e re e Huawei sjell specifikat e rangut të lartë në çmime të arsyeshme.

Modeli 500 eurosh Honor 20 dhe 600 eurosh 20 Pro janë pothuajse identikë me të njëjtin xham dhe dizajn e kanë procesorin flagship Kirin 980 të parë për herë të fundit tek Huawei P30 Pro.

Honor 20 ka 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme ndërsa Honor 20 Pro ka 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme.

Të dy telefonët vinë me versionin e modifikuar të Android 9 Pri quajtur Magic UI 2.1 dhe kanë aplikacionet e Google të përfshira.

Të dy telefonët kanë ekran 6.26-inç LCD me një vrimë të vogël në kry ku fshihet kamera. Dizajni i tyre është ai i përdorur tek Honor View 20 vitin e kaluar i cili pati efekt të madh.

Një skaner i shenjave të gishtërinjve është integruar në butonin e ndezjes në anën e telefonit ndërsa në fund është një portë USB-C ndërsa mungon porta e kufjeve 3.5mm.

Diferencat më të mëdha telefonët i kanë tek kamera. Honor 20 ka katër kamera të pasme: 48-megapiksel kryesore, 16-megapiksel super e gjerë, 2-megapiksel kamër thellësie dhe një kamër 2-megapiksel macro.

Honor 20 Pro ka të njëjtët sensorë pothuajse me përjashtim të sensorit të thellësisë i cili është zëvendësuar nga një sensor zmadhim optik 3x 8-megapiksel. Të dy telefonët hynë në tregun super kompetitiv ku përfshihen OnePlus 7, Google Pixel 3a XL apo Samsung Galaxy A.

LEXO EDHE:  Pompeo: Qëndrimi Amerikan ndaj Huawei është i qartë

Modeli Honor 20 do të kushtojë 500 euro në Evropë ndërsa 20 Pro 600 euro. Ata mund të jenë smartfonët e fundit me shërbimet dhe aplikacionet e Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>