Harduer

Pavarësisht paqartësisë rreth të ardhmes, Huawei prezanton tre telefonë të rinj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Qershor 2019
0
Procesori Kirin 810 gjendet tek modeli Nova 5 ndërsa Nova 5 Pro ka procesorin Kirin 980 në Huawei P30 Pro dhe Mate 20. Pavarësisht paqartësisë rreth të ardhmes, Huawei prezanton tre telefonë të rinj

Huawei prezantoi ditën e sotme tre telefonë të rinj: Nova 5, Nova 5 Pro dhe Nova 5i me një procesor 7-nanometër Kirin 810.

Debutimi vjen në një kohë kur ardhmja e telefonëve Huawei është e paqartë pasi Google ndërpreu licencën Android muajin e kaluar.

Si rezultat nuk dihet sesi do të përditësohen këta telefonë. Gjithashtu nuk dihet për sa kohë do të kenë akses në Google Play Store nëse lançohen edhe jashtë Kinës.

Procesori Kirin 810 gjendet tek modeli Nova 5 ndërsa Nova 5 Pro ka procesorin Kirin 980 në Huawei P30 Pro dhe Mate 20. Procesori i ri i prezantuar sot Kirin 810 ka tetë bërthama si Kirin 980, por dy prej bërthamave të performancës së lartë të 980 janë zëvendësuar me dy bërthama të vogla efikase.

Gjithashtu mbetet i paqartë fati i procesorëve me dizajnet ARM sepse edhe shtëpia Britanike e dizajnimit të çipeve shkëputi lidhjet me Huawei.

Nova 5 vjen me 6GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa Nova 5 Pro me 8GB RAM dhe 256GB memorie. Të dy telefonët janë të ngjashëm me ekrane 6.39-inç OLED, katër kamera të pasme me sensorë kryesor 48-megapiksel, dytësor 16-megapiksel dhe dy të tjerët me nga 2-megapiksel. Të dy telefonët kanë bateri 3,500mAh.

Së fundi Nova 5i është një variant buxhetor i dy të parëve me procesor më të ngadaltë Kirin 710. Ndërsa ruan katër kamerat e pasme, sensor kryesor është vetëm 24-megapiksel dhe ka ekran LCD në vend të OLED.

Nova 5 kushton 407 dollarë, 5 Pro 436 dollarë dhe 5i 320 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Porsche prezanton makinën e re elektrike

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>