Lajmet

Pay Pal teston pagesat mobile me përdorimin e fytyrës për verifikim

Publikuar , 09 Gusht 2013
0
Pay Pal teston pagesat mobile me përdorimin e fytyrës për verifikim

Pay Pal ka vendosur të testojë me konsumatorët britanikë një mënyrë të re pagese nëpërmjet përdorimit të smartfonëve. Aplikacioni Pay Pal është i disponueshëm për sistemin iOS, Android dhe Windows Phone.

Deri tani metoda e re është pranuar vetëm nga 12 biznese emrat e të cilëve janë listuar në aplikacion.

Për të kryer një blerje është e nevojshme që klientët të përzgjedhin emrin e kompanisë që gjendet tek lista dhe më pas mund të paguajnë për një artikull të caktuar duke klikuar mbi një foto të animuar që ndodhet në fund të ekranit.

Pasi kryhet ky veprim në sistemin e pagesës së kompanisë do të shfaqet një dritare e re me emrin dhe foton e klientit.

Personi përgjegjës për veprimet e kasës duhet të konfirmojë pagesën dhe kështu përfundon transaksioni. Në këtë moment konsumatori njoftohet me një mesazh për shumën e parave që ka paguar.

Bizneset q e kanë provuar deri tani janë shprehur shumë të kënaqur. Për konsumatorët nuk është më e nevojshme që të kenë karta ose para me vete pasi mjafton vetëm smartfoni i tyre.

Në qoftë se kjo mënyrë pagese do të mirëpritet nga klientët dhe bizneset, atëherë Pay Pal do të punojë për t’a përmirësuar akoma këtë shërbim. Kompania ka parashikuar që deri në përfundim të vitit 2013 kjo formë pagese të pranohet nga më tepër se 2000 biznese. (PCWorld Albanian)

paypal

LEXO EDHE:  Banka Qendrore Evropiane rivalizon PayPal me sistemin e ri të transfertave TIPS për mbarë Evropën

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>