Biznes

PayPal braktis kriptomonedhën Libra ende pa filluar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Tetor 2019
0
Facebook është përpjekur të hedhë poshtë shqetësimet e autoriteteve duke thënë se rrjeti social nuk do të ketë kontroll të pakontestuar mbi kriptomonedhën. PayPal braktis kriptomonedhën Libra ende pa filluar

PayPal do të tërhiqet nga Libra Association lajmëroi ditën e Premte gjiganti i shërbimeve financiare.

“PayPal ka marrë vendimin të tërhiqet nga përfshirja e mëtejshme në projektin e kriptomonedhës Libra për tu fokusuar në misionin tonë ekzistues dhe prioritetet e biznesit ndërsa përpiqem të demokratizojmë më tutje aksesin në shërbime financiare për popullatat më pak të integruara,” shkruhej në deklaratën e PayPal.

David Marcus, i cili ka udhëhequr projektin pranë Facebook, ka qenë më parë president i PayPal. PayPal tha se do të vijojë të mbështesë aspiratat e Libra dhe të bashkëpunojë me Facebook në të ardhmen.

Libra u prit me kritika të shumta pas prezantimit në muajin Qershor. Përfshirja e Facebook tërhoqi vëmendjen e autoriteteve rregullatorë nga mbarë bota, ligjvënësve dhe analistëve të industrisë të cilët hodhën dyshime mbi motivet e Facebook pas kësaj lëvizjeje.

Facebook është përpjekur të hedhë poshtë shqetësimet e autoriteteve duke thënë se rrjeti social nuk do të ketë kontroll të pakontestuar mbi kriptomonedhën.

Libra Association prej së cilës u tërhoq PayPal përbëhet nga 28 anëtarë ku përfshihet edhe Facebook dhe kanë për qëllim menaxhimin e Libra. Të gjithë anëtarët themelues duhet të investonin 10 milionë dollarë për të financuar kostot operativ.

Largimi i PayPal mund të jetë sinjali i parë i një aleance e cila ka filluar të dobësohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Presion në rritje ndaj kompanive të rrjeteve sociale

Lajmet e fundit>