Biznes

Paypal lançon shërbimin e pagesave online përmes sensorit të shenjave të gishtave të Galaxy S5

Publikuar , 12 Prill 2014
0
Paypal lançon shërbimin e pagesave online përmes sensorit të shenjave të gishtave të Galaxy S5

Galaxy-s5-fingerprintNë kohën kur Galaxy S5 u lançua në mbarë botën, PayPal ka njoftuar disponueshmërinë e sistemit të tij të autentikimit përmes sensorit të shenjave të gishtave në 25 vende të botës. Fillimisht i njoftuar në Kongresin Mobil Botëror 2014, ky sistem lejon përdoruesit e Paypal të autorizojnë procedura të pagesave duke përdorur sensorin e shenjave të gishtave tek smartfoni juaj.

Pas identifikimit, përdoruesit do të kenë akses në pagesat online nga miliona distributor që mbështeten nga PayPal. Përdorimi i autentikimit biometrik është më i sigurtë dhe më i besueshëm sesa sistemet tradicionale të identifikimit përmes kredencialeve, kështu që përdoruesit nuk do të kenë pse të mbajnë mend një kod kompleks as të shqetësohen se njerëzit afër tyre mund të shohin kredencialet e tyre.

Samsung Galaxy S5 është smartfoni i parë që do të integrojë standardin e autentikimit FIDO i cili është i zhvilluar nga një aleancë kompanish teknologjike, përfshi Google, Microsoft, MasterCard dhe Lenovo.

PayPal këmbëngul në sigurinë që ofron sistemi i pagesave përmes Samsung Galaxy S5: “Konsumatorët tanë mund të përdorin shenjat e gishtave të tyre për të paguar me PayPal nga smartfoni i tyre më i ri Samsung Galaxy S5 sepse softueri FIDO në pajisje komunikon në mënyrë të sigurtë mes sensorit të shenjave të gishtave dhe pajisjes si dhe shërbimit Cloud të Paypal.

I vetmi informacion që pajisja ndan me Paypal është një kod unik i enkriptuar që lejon PayPal të verifikojnë identitetin e konsumatorit pa qenë nevoja për të ruajtur ndonjë informacion biometrik në serverat e Paypal”, tha John Lunn, zhvillues në rrjetin Paypal.

Paypal gjithashtu prezantoi edhe një aplikacion të veçantë për orët inteligjente Galaxy Gear 2, Gear Neo dhe Gear Fit që u krijon mundësinë përdoruesve të kontrollojnë gjendjen e llogarisë në PayPal, të marrin njoftime të pagesave, dhe madje të bëjnë pagesa. Nëse ju jeni duke blerë një Galaxy S5, Paypal u jep falas 50 $ si një fushatë promocionale. Për disa arsye, PayPal nuk ka publikuar listën e vendeve ku shërbimi i ri do të jetë i disponueshëm me Galaxy S5. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Banka Qendrore Evropiane rivalizon PayPal me sistemin e ri të transfertave TIPS për mbarë Evropën

[youtube id=”XBLdOIRSvQU”]

[youtube id=”Dy9fv4U3L60″]

Lajmet e fundit>