Softuer

PC duhet të presë edhe pak për GTA IV

Publikuar , 02 Nëntor 2008
0
PC duhet të presë edhe pak për GTA IV

Ndoshta një lajm i keq si për mua ashtu edhe për ju, por t’ju them të drejtën më gëzon fakti se Rockstar ka shpalosur kërkesat minimale dhe të rekomanduara të sistemit, për këtë lojë. Nëse planifikoni ta blini, atëherë lexoni me kujdes:

Kërkesat Minimale të Sistemit

  • Sistem Operativ: Windows Vista – Service Pack 1/Windows XP-Service Pack 3
  • Procesor: Intel Core 2 Duo 1.8 GHz, AMD Athlon X2 64 2.4 GHz
  • Memorie: 1.5 GB RAM, 16GB Hapësirë të lirë në Disk
  • Kartë Grafike: 256 MB Nvidia 7900/ 256MB ATi X1900

Kërkesat e Rekomanduara të Sistemit

  • Sistem Operativ: Windows Vista – Service Pack 1/Windows XP-Service Pack 3
  • Procesor: Intel Core 2 Quad 2.4 GHz, AMD Phenom X3 2.1 GHz
  • Memorie: 2 GB RAM (në Windows XP), 2.5 GB RAM (në Windows Vista)
  • 18GB Hapësirë të lirë në Disk
  • Kartë Grafike: 512 MB Nvidia 8600/ 512MB ATi 3870

Këto kërkesa janë vërtetë interesante, vetëm 2GB RAM për tërë atë distancë vizatuese (drawing distance)!
Ndërsa sa i përket përdoruesve, si gjithmonë ata të Vista duhet të investojnë më shumë në sistemin e tyre, ndërsa besnikët e XP-së do të kenë investime pakëz më të ulëta, për të përjetuar ngjarjen e GTA IV.

LEXO EDHE:  Një përdorues i WhatsApp së shpejti mund ti dërgojë mesazh një përdoruesi të Facebook

Lajmet e fundit>