Analiza

PC”ja po vdes, por shumë, shumë ngadalë!

Publikuar , 25 Tetor 2011
0
PC”ja po vdes, por shumë, shumë ngadalë!

Sipas raportit të Intel, shitjet e gjysmëpërçuesve për PC kanë vërejtur një rritje prej 22% në çerekun e kaluar, duke shtyrë të hyrat e përgjithshme të Intel që të kenë një rekord të ri, të gjashtin e mardhë. Kjo vjen pavarësisht mungesës së një ambienti të mirë të shitjes së PC’ve që ka përjetuar një rënie prej 3.2 për qind gjatë çerekut të kaluar në nivel global.

Intel ka shtuar se kërkesat për PC në SHBA, Kanada dhe Evropë janë duke përjetuar rënie drastik, ndërsa kërkesat e konsumatorëve në vendet që janë në zhvillim e sipër nuk po kanë të sosur. Intel tha se shitjet në Kinë kanë përjetuar rritje prej 12%, në Indi 21%, në Turqi 14% dhe Indonezi 23%. Kina është bërë tregu numër një në botë i PC’ve dhe Brazili që po përjeton një rritje të shpejtë tani është prapa SHBA’s në vendin e tretë. 

“Skena globale e PC’ve po ndryshon” tha Paul Otellini, CEO i Intel gjatë një konference me analistë gjatë ditës së martë. “Ne jemi shumë të kënaqur me momentin”. Tregu i PC’ve në Amerikën Latine është më i shpejti me rritje, duke përjetuar rritje prej 20% gjatë çerekut të kaluar. Sikurse Azia/Paqësori, shitjet janë udhëhequr nga laptopët, që janë përcjellë me një rritje prej 31% prej viti në vit. 

Në anën tjetër korporatat anembanë botës janë duke vazhduar të blejnë PC, edhe në Shtetet perëndimore ku konsumatorët janë duke lehtësuar kufizimet në kuletat e tyre. Bizneset janë ende në mes të asaj që njihet si “cikli i rifreskimit” duke blerë PC të rinj për të zëvendësuar modelet e vjetra të cilat nuk janë zëvendësuar për shkak të recesionit dhe frikës nga sistemi operativ Windows Vista.

LEXO EDHE:  Përdorimi i Marketingut Digjital në përgjithësi dhe Rrjeteve Sociale në veçanti

Intel tha se shitjet e përgjithshme për çerekun u rritën 28% në 14.2 miliard dollarë, dhe profiti u rrit 17% në 3.5 miliard dollarë. Të ty rekorde dhe atë përtej parashikimeve të analistëve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>