Analiza

PCWorld Albanian lanson anketën mbi pagat e stafit IT

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
PCWorld Albanian lanson anketën mbi pagat e stafit IT

PCWorld Albanian me datën 5 korrik 2010 ka lansuar anketën hulumtuese për pagat dhe tregun e stafit IT, që do të përfshijë tregjet në Kosovë dhe Shqipëri.

PCWorld Albanian me datën 5 korrik 2010 ka lansuar anketën hulumtuese për pagat dhe tregun e stafit IT, që do të përfshijë tregjet në Kosovë dhe Shqipëri. Me këtë anketë hulumtuese PCWorld Albanian do të bëjë një prezantim të detajuar dhe të besueshëm të llojit të punëve të këtij sektori dhe të nivelit të pagave të punëtorëve IT.

Anketa do të jetë aktive deri me 5 dhjetor 2010, me ç’rast do të mbahet edhe një prezantim mbi rezultatet e arritura nga hulumtimi. Pyetësorin me pyetje të gjithë të interesuarit do të mund ta gjejnë në anketa.pcworld.al

Duhet theksuar se kontakt informatat që do të ofrojnë të anketuarit do të jenë tërësisht konfidenciale. Të anketuarit do të kenë mundësi të përgjigjen edhe në mënyrë anonime, por ata që dëshirojnë të përgjigjen me emër, mbiemër dhe emër të kompanisë do të fitojnë rastin që të jenë pjesëmarrës në lojën shpërblyese që ofron një printerë HP Deskjet F2420 All-in-One.

Të anketuarit do të kenë mundësi të përgjigjen edhe në mënyrë anonime, por ata që dëshirojnë të përgjigjen me emër, mbiemër dhe emër të kompanisë (natyrisht duhet theksuar se informatat janë KONFIDENCIALE) do të fitojnë rastin që të jenë pjesëmarrës në lojën shpërblyese që ofron një printerë HP Deskjet F2420 All-in-One.

Pra mos hezitoni sepse pergjigjet tuaja jane konfidenciale (sekrete) dhe ne kete formë ju do te na mundesoni neve si PCWorld Albanian që të ofrojmë një pasqyrë të detajuar mbi vlerësimin tuaj. Njoftoni të gjithë miqt tuaj, kolegët tuaj e këdo tjetër që i përket sektorit të IT-së që të marrin pjesë në anketë, sepse pas përfundimit ju do të kuptoni një raport të detajuar dhe të besueshëm se cilat pozitat po paguhen sa duhet e cila po nënvlerësohen.

LEXO EDHE:  Si krahasohet Google Pixel 3 me Apple iPhone XS

Lajmet e fundit>