Lajmet

PediaPress ndërmerr iniciativë për të botuar në libra “Wikipedian” në anglisht

Publikuar , 22 Shkurt 2014
PediaPress ndërmerr iniciativë për të botuar në libra “Wikipedian” në anglisht

pediapress-wikipediaSado diçka e madhe mund të duket, kjo nuk është shaka, por kompania PediaPress ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për të printuar të gjithë Wikipedian që gjendet në gjuhën angleze në rreth 1000 libra, pak më shumë se 1 milion faqe. Kompania e re ka printuar volumin e parë si shembull dhe për të parë se si do të pritej dhe janë artikujt për autostratad në SHBA. Libri quhet “A to A76 motorway”.

Më shumë se 4 milion artikuj nga rreth 20 milion vullnetarë që kanë investuar në to mund të përfundojnë në edicionin e printuar të Wikipedias. Ajo ç’ka ka nevojë PediaPress, është një shumë prej 50,000 dollarësh për të filluar punën. Gjithkush mund të dhurojë një shumë nga 5 deri në 1000 dollarë për të mbështetur punën, gjë që do të shpërblehet (në njëfarë mënyrë) duke u shkruar emri i dhuruesit si një nga mbështetësit e projektit në kopertinën e një libri specifik. Nëse iniciativa rezulton me sukses, librat do të prezantohen në Wikimania Conference 2014 në Londër e më pas, librat e printuar me artikujt e Wikipedias do t’i dhurohen një librarie të madhe publike.

PediaPress është një kompani e re, relativisht jo shumë e njohur. Por nëse shihni në listën e linqeve në të majtën e faqes së një artikulli në Wikipedia, është edhe opsioni që mund të krijoni një libër me artikujt e Wikipedias, në formë dixhitale të formatit PDF. Kompania PediaPress ofron mundësinë e printimit të këtij libri. Një ide e tillë ka disa vite që qarkullon, por u përforcua kur PediaPress mori një kërkesë nga një përdorues gjerman i Wikipedias që kërkonte të printonte të gjithë Wikipedian gjermane. Stafi i PediaPress arriti ta bindte që ta tërhiqte kërkesën por ideja mbeti brenda stafit.

LEXO EDHE:  Telegram ankohet për App Store pranë autoriteteve Evropiane

Printimi i Wikipedias është një mënyrë për të festuar punën gjigante të komunitetit Wikipedia për vitet e fundit. Nëse kompania arrin të mbledhë mjaftueshëm fonde mund të realizohet edhe një tur me edicionin e printuar të Wikipedias. Dhe projekti gjithashtu jep një vizualizim më të qartë se sa e madhe është Wikipedia në krahasim me Encyclopædia Britannica. Kjo mund të jetë arsyeja e parë për këdo, por që normalisht mund të konsiderohet edhe si një mundësi promovimi për PediaPress. Mbase jo të gjithë mund të jenë në dijeni se çfarë mund të bëjë PediaPress me artikujt e preferuar të çdo lexuesit dhe ky projekt mund të jetë goxha përfitues për PediaPress. (PCWorld Albanian)