Analiza

PeerIndex lanson një veçori të re

Publikuar , 09 Mars 2011
0
PeerIndex lanson një veçori të re

PeerIndex Groups është një veçori e re e cila mundëson që të përcillet dhe të shikohet renditja shoqërore (sociale) e grupeve të përbëra me miq, armiq apo konkurrentë në mas të gjerë. PeerIndex veçse ekzaminon aktivitetet sociale në Twitter, Facebook, LinkedIn, blogje dhe faqen Quora, duke evoluar një përdorues në bazë të “kapitalit të tij social online” që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me aktivitetin e tyre përgjatë platformave të ndryshme të  tyre sociale.

Me PeerIndex Groups, përdoruesit do të jenë në gjendje të krijojnë dhe të organizojnë miqtë e tyre në një renditje të lehtë për shikim, dhe në të cilën ata do të renditen në bazë të vlerësimit të bërë nga PeerIndex. Autoritetit i tyre, aktiviteti dhe audienca janë të vendosur në listë, duke lejuar që një përdorues të shikojë elementet individuale të një rezultati në PeerIndex.

Twitter është një prej mjeteve sociale që po vazhdon të zhvillohet me hapa të shpejtë pas Facebook, dhe në kuadër të saj ka edhe një numër të madh të përdoruesve shqiptar, të cilët po e shfrytëzojnë në mas të madhe këtë shërbim. Tanimë veçse kanë filluar aktivitetet për krijimin e grupeve të ndryshme të ndërlidhura me rajonin tonë dhe veçse kemi vënë re publikimin e një grupi të quajtur TOP Albanian Twitterers, që është përgatitur nga Kushtrim Xhakli dhe në maje së cilës po prinë aktorja e famshme shqiptare në Hollywood, Eliza Dushku  @elizdushku me 58 pikë Autoritet, 16 pikë Aktivitet dhe 98 pikë në audiencë, pas saj është vet ndërmarrësi i suksesshëm nga Kosova @xhakli, me 44 pikë autoritet, 71 pikë aktivitet, 43 pikë audiencë, pason Gent Thaçi @gentthaçi aktivist në FLOSSK me 44 pikë autoritet, 73 pikë aktivitet, 37 pikë audiencë, më pas Flakërim Ismaili @flakerimi, Besfort Guri @bguri, Eklipsi @eklipsi, Dren Qerkni @drenq, etj.

LEXO EDHE:  A është koha për ta mbyllur Facebook-un?

Në listë me një renditje të mirë gjendet edhe PCWorld Albanian (na ndiqni @pcworldalbanian) me 16 pikë në autoritet, 29 pikë në aktivitet dhe 26 pikë në audiencë.

Nëse keni ndonjë sugjerim për ndonjë grup të mundshëm me rëndësi për rajonin tonë atëherë komentoni lirshëm më poshtë, ndërsa keni parasysh që të regjistroni profilin tuaj në PeerIndex përmes llogarisë suaj në Twitter për të pasur ndikim më të madh në rrjetet sociale.

Më poshtë shihni një pamje të grupit në kuadër të së cilit mund të regjistroheni edhe ju duke klikuar këtu.

Lajmet e fundit>