Vëzhgim

Pelegrinazh në Paris për Steve Jobsin

Publikuar , 06 Tetor 2011
0
Pelegrinazh në Paris për Steve Jobsin

Jacquiot gjatë rrugës për në punë vendosi që ta blejë një iPod në dyqanin e Apple, për të qenë si përkujtues për Jobs.

“Kjo është pse e blera një Shuffle” tha Jacquiot. “Ma merr mendja, është një grumbullues i gjërave.” Jacquiot është një nga njerëzit që kanë bërë një pelegrinazh në dyqanet e Apple në Paris. Xavier Zeitoun, gjithashtu, bëri një udhëtim të veçantë të cilën gjë ai e quajti si pikëlluese.

Zeitoun tregoi që Jobs ka ndikuar mjaft shumë. “Ajo se çfarë ka arritur ai është demokratizimi i IT-së” tha Zeitoun. “Para Steve Jobs, teknologjia ishte për ‘geekë’.”

Zeitoun tha që Jobs është një model kur vjen koha për të për të folur publikisht. “Rruga që ai ka bërë marketing është thjesht e mahnitshme,” tha ai.

Jacquiot i cili punon në industrinë e informatikës, e sheh që Jobs ka ndikuar personalisht edhe tek ai. “Ai shpiku ashtu siç duhet secili. Ky është frymëzimi më i madh kur ju jeni në teknologji” tha Jacquiot.

Mallory Lourdault, që është një 34 vjeçar nga Gjeneva, gjatë vizitës së tij në Paris, shkoi në dyqanin e Apple, sepse ishte kurreshtar të dinte se çfarë po ndodhte pas vdekjes së Jobs. Ai ka qenë duke përdorur produktet e Apple që kur ishte 8 vjeçar, kur babai i tij bleu një Macintosh. “Ishte një revolucion për mua.” tha Lourdault, duke folur për Macun. Lourdault beson që ngazëllimi që ka shkaktuar teknologjia e Jobs nuk do të ndalojë vetëm pse Jobs ka shkuar./pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>