Analiza

Penetrimi i internetit në zonat rurale problem në Shqipëri

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Tetor 2020
0
Sipas AKEP, shpejtësia më e përhapur e lidhjeve të internetit është 4-10 Mbps me 53% të totalit në fund të vitit 2019. Të dhënat tregojnë se proporcioni i pajtimtarëve me lidhje Penetrimi i internetit në zonat rurale problem në Shqipëri

Interneti ka depërtuar në rreth 60% të familjeve shqiptare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), mbështetur në statistikat e raportuara nga operatorët deri në fund të vitit 2019, vitin e kaluar penetrimi i internetit në familjet shqiptare u rrit me 10 pikë përqindje.

Ndërkohë, i matur ndaj numrit të përgjithshëm të popullsisë, internet me brez të gjerë vlerësohet të ketë një penetrim në nivelin 15.6%.

Megjithatë rritjen e shpejtë në vitet e fundit, vetë AKEP vlerëson që normat e penetrimit janë shumë më të ulëta se ne vendet e BE dhe të rajonit. Gjithashtu, e theksuar ngelet diferenca në normat e penetrimit mes zonave urbane dhe atyre rurale. Sipas AKEP, në qendrat urbane shërbimi internetit ka arritur në rreth 25% të popullsisë, ndërsa në zonat rurale penetrimi është në nivele shumë më të ulëta, me vetëm 5%. Diferencat janë gjithashtu mjaft të thella mes qarqeve të ndryshme të vendit. Tirana ka normën më të lartë të penetrimit të internetit në popullsi, me rreth 37%, ndërsa Dibra ka më të ulëtin, me 12%.

Të dhënat nga AKEP treguan se në fund të qershorit 2020 operatorët raportuan gjithsej 462 mijë abonentë. Në harkun e një viti, numri i abonentëve është rritur me 15.6%. Vetëm për tremujorin e dytë, numri i abonentëve është shtuar me pothuajse 32 mijë.

Sipas AKEP, shpejtësia më e përhapur e lidhjeve të internetit është 4-10 Mbps me 53% të totalit në fund të vitit 2019. Të dhënat tregojnë se proporcioni i pajtimtarëve me lidhje

broadband me shpejtësi mbi 4 Mbps ka ardhur në rritje, megjithatë jo gjithmonë shpejtësia maksimale e lidhjes përputhjet me shpejtësinë reale, sidomos në oraret me ngarkesë më të lartë.

LEXO EDHE:  Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare në rënie

Penetrimi i ulët i internetit, sidomos në zonat rurale dhe periferike të vendit, është një problem me ndikim social dhe ekonomik, në një kohë kur shërbimet po lëvizin gjithnjë e më shumë drejt kanaleve dixhitale. Pandemia e Covid-19 dhe mbyllja e ekonomisë e bënë edhe më të prekshme rëndësinë e këtij procesi.

Mbulimi i dobët me linja fikse nuk është arritur të kompensohet plotësisht as me zgjerimin e rrjteve 4G të komunikimeve celulare. Sipas AKEP, mbulimi me rrjete 4G ka arritur në rreth 73% të territorit vitin e kaluar, ndwrsa mbulimi i popullsisw ka arritur nw rreth 95%.

Megjithatë, këto shifra duhen marrë me një lloj rezerve. Tw gjithw jemi dwshmitarw se shpeshherë interneti 4G mungon edhe brenda qendrave të mëdha urbane dhe cilësia e mbulimit me rrjet ka diferenca të mëdha mes operatorëve. Në mesin e këtij viti, AKEP raportonte 1.56 milionë përdorues të rrjeteve 4G në Shqipëri. Kjo do të përkthehej në një depërtim te rreth 56% e popullsisë.

/Monitor