Biznes

Penguin arrin marrëveshje me Amazon

Publikuar , 26 Maj 2010
0
Penguin arrin marrëveshje me Amazon

Penguin, që është një prej “top gjashtë” publicistëve më të fuqishëm të librave, ka përfunduar negociatat me Amazon në lidhje me çmimet për e-librat e titujve të saj më të ri. Qysh prej datës 1 prill, rreth 150 libra të ri të Penguin nuk janë ofruar për Kindle.

Në vitin 2007 me lansimin e Kindle, Amazon ka negociuar një çmim standard prej 9.99 dollarë për bestseller, por pasi u shpalos Apple iPad në janar të këtij viti, shitësi online është pajtuar për marrëveshje më fleksibile me publicistë, që do të thotë çmime më të larta për konsumatorë.

Pasi Penguin, që është pronë e Pearson, ndali ofrimin e titujve të rinj, Amazon në kthim zbriti çmimet për disa prej titujve të saj fizik, në 9.99$ për dërgesa në shtëpi.

“Ne kemi arritur një marrëveshje me Amazon dhe jemi të kënaqur që një seksion i plotë i librave tona do të ofrohet në kuadër të Kindle” tha David Shanks, shef ekzekutiv i Penguin Group.

Amazon vazhdimisht ka kërkuar që të ketë në ofertë çmime më të lira, për të tërhequr më shumë konsumatorë për të kaluar në lexues elektronik, por publicistët kanë kërkuar çmime më të larta, për shkak se këtë gjë ata e kanë shikuar si gjë esenciale për të mbijetuar.

Publicistët e librave ishin më të lumtur kur arritën marrëveshje me Apple, në lidhje me modelin e ashtuquajtur modeli i agjencionit, për pajisjen iPad. Kjo do të thoshte se e-librat e shitur përmes iBookStore të Apple do të kishin një çmim më fleksibil, ku bestsellerët do të kishin çmim prej 12,99, 14.99 dollarë e kësht me radhë.

LEXO EDHE:  Komiteti i Bazelit: Kriptoasetet janë kërcënim për stabilitetin financiar global

Në janar Amazon, përkohësisht largoi titujt Macmillan nga faqja e saj, pasi publicisti u shpreh se do të fillojë me rritjen e çmimeve konsumuese për e-libra, sepse nuk është e kënaqur me standardin 9.99 dollarë të Amazon.

E publicistë të tjerë përcollën me kërkesa të ngjashme dhe Apple ishte në vendin e duhur për t’i plotësuar nevojat e tyre, dhe për mos të lëshuar nga duart këtë mundësi të artë.

Lajmet e fundit>