Blog

Pentagoni i jep kontrollin e 175 milionë IP-ve një startupi

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Prill 2021
Një zyrtar i Pentagonit tha se lëvizje ishte një përpjekje për të studiuar dhe parandaluar përdorimin e paautorizuar të adresave IP të ushtrisë. Pentagoni i jep kontrollin e 175 milionë IP-ve një startupi

Ushtria Amerikane është kthyer tek një strategji e pazakontë për të kontrolluar për dobësi sigurie në rrjetet e saj.

Washington Post raportoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes si një startupi quajtur Global Resource System kontrollin e 175 milionë adresave IPv4.

Një zyrtar i Pentagonit tha se lëvizje ishte një përpjekje për të studiuar dhe parandaluar përdorimin e paautorizuar të adresave IP të ushtrisë.

Departamenti tha se asgjë nuk ka ndryshuar me adresat IP dhe mbeten në pronësi të tij. Nuk është e qartë çfarë zyrtarët kanë synuar sidomos me një kompani misterioze themeluar në Shtator të 2020.

Megjithatë raportohet se ushtria do të përdorë informacionet për të parandaluar qasjen armiqësore të qeverive të huaja ose kriminelëve kibernetike ndaj adresave IP. Ky testim mund të jetë bërë në kuadër të sulmit SolarWinds që ndodhi vitin e kaluar dhe ku u kompromentuan sisteme qeveritare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i komunikimit lider në siguri nuk është më i sigurtë