Blog

Për 10 vite robotët do të zënë më shumë se 20 milion vende pune

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
Për 10 vite robotët do të zënë më shumë se 20 milion vende pune

Robotë vs. Njerëz. Në afat të gjatë, këtë sfidë mund ta fitojnë robotët. Robotët me pamje njerëzore, brenda të cilëve janë të përfshira teknologji gjithnjë e më të sofistikuara dhe me Inteligjencë Artificiale – do t’u japin përfitime të mëdha kompanive. Dhe ata që do të vuajnë, do të jenë punonjësit.

Zëvendësimi i fuqisë punëtore me robotë është një tendencë e kohës, që në dy dekadat e fundit ka trefishuar numrin e robotëve duke arritur në 2,25 milionë njësi. Megjithatë, krah për krah me evolucionin e shpejtë teknologjik që sot investon në çdo sektor, këto shifra po rriten në mënyrë eksponenciale, dhe do të kenë pasoja të shumta. Kjo konfirmohet në një studim të realizuar nga Oxford Economics, shoqëri angleze e specializuar në studime parashikuese në nivel botëror dhe analiza sasiore.

Studimi “How Robots Change the World” po krijon një situatë alarmuese nga SHBA në Britaninë e Madhe. Kërkuesit vlerësojnë që brenda vitit 2030, 20 milionë vende pune në sektorin e prodhimit në mbarë botën do t’u besohen robotëve, nga të cilat 14 milionë vetëm në Kinë.

Pasojat do të prekin më shumë punonjësit më pak të kualifikuar në vendet më të varfra që pikërisht mbi këto shifra e bazojnë ekonominë e tyre. Kjo do të përkthehet në rritje të pabarazisë në të ardhura, duke rritur vështirësitë sociale dhe ekonomike dhe do të sjellë sfida të mëdha politike.
“Kërkimi ynë – deklaron një prej studiuesve të ekipit – tregon që pasojat negative të robotizimit do të ndihen në mënyrë joproporcionale në rajonet me nivel të ulët të ardhurash krahasuar me ato me nivel të lartë të ardhurash të të njëjtit vend”.

LEXO EDHE:  Samsung zbulon datën kur Galaxy Fold do të rikthehet

Megjithatë, rritja e përdorimit të robotëve do të sjellë avantazhe në produktivitet dhe rritje ekonomike, dhe do të sjellë edhe krijimin e vendeve të reja të punës më të specializuara. Robotët po bëhen më ekonomikë se shumë punëtorë njerëzorë. Sipas Oxford Economics, çmimi mesatar për njësi i një roboti ka rënë me 11% në periudhën 2011 – 2016 dhe këto pajisje janë gjithnjë e më të afta në procese më të sofistikuara dhe në kontekste të ndryshme. /Monitor

Tags >

Robotë
Lajmet e fundit>