Analiza

Për cilin qytet të botës flitet më tepër në rrjetin social Twitter

Publikuar , 12 Janar 2013
0
Për cilin qytet të botës flitet më tepër në rrjetin social Twitter

Ndoshta të gjithë ju që përdorni shpeshherë apo të paktën ndonjëherë Twitter-in, ju ka shkuar në mendje të dini se për cilin qytet të botës flitet më tepër në rrjetin social.

Është e natyrshme që nëse ju bie rasti të lexoni listën me qytetet më aktive në Twitter, do të mendoni paraprakisht se mund të jetë ndoshta Nju Jorku, Tokio, apo Londra. Por jo! Në fakt nuk është asnjëri prej tyre.

Qyteti më aktiv është Xhakarta, në Indonezi. Nju Jorku, Tokio, Londra dhe San Paolo mbyllin pesëshen. Dhe sërish para qyteteve si Parisi apo Los Anxheles, në vend të gjashtë është një tjetër qytet në Indonezi, Bandung. (Për informacion, popullsia e Bandungut është rreth 2.4 milionë, ndërsa ajo e Xhakartës pak më shumë se 10 milionë).

Të gjitha këto rezultate vijnë nga “Geolocation Analysis of Twitter Accounts and Tweets,” nga firma kërkimore me zyra në Paris, Semiocast.

Ndër të dhënat e tjera interesante janë edhe Top 5 shtetet me numrin më të madh të përdoruesve në Twitter: SHBA, Brazili, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe siç mund të pritej, Indonezia.

Pjesa tjetër vazhdon me Indinë, Meksikën, Kanadanë, Spanjën dhe Filipinet. SHBA ka 27% të të gjithë përdoruesve në Twitter (140 milionë), por kjo përqindje është në rënie.

Nga ana tjetër, janë vendet arabe ato që po shohin rritje të përdorimit të Twitter, ndërkohë që arabishtja është gjuha e gjashtë më e përdorur. (PCWorld Albanian)

Twitter

LEXO EDHE:  Twitter mbi pritshmëritë e analistëve me të ardhurat dhe numrin e përdoruesve

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>