Lajmet

Për Gjermaninë Huawei nuk përbën kërcënim

Publikuar , 07 Shkurt 2019
0
Huawei është lideri global në këtë sektor me 100 miliardë dollarë të ardhura. Aktualisht përballet me kritika nga SHBA-të dhe aleatët. Për Gjermaninë Huawei nuk përbën kërcënim

Qeveria Gjermane dëshiro që të mos përjashtojë gjigandin Kinez Huawei nga ndërtimi i rrjetit të gjeneratës së re celulare 5G.

Kancelarja Gjermane Merkel e konfirmoi qëndrimin e qeverisë me ministrat vendas dhe të huaja raportoi media vendase Handelsblatt.

Burime pranë qeverisë thonë se mes ministrave Gjermanë pati debate intensive lidhur me Huawei.

Markel kërkoi garanci nga gjigandi Kinez nëse dëshiron që të ndërtojë rrjetet 5G në Gjermani.

Huawei është lideri global në këtë sektor me 100 miliardë dollarë të ardhura. Aktualisht përballet me kritika nga SHBA-të dhe aleatët e në disa vende si Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja i është ndaluar hyrja.

Firma vazhdimisht ka mohuar pretendimet dhe asnjë provë që implikon kompani nuk është bërë publike gjer më sot.

Në Gjermani dhe Britani kompania ka ndërtuar laboratorë sigurie për të rritur besimin tek Huawei se pajisjet e saj nuk përmbajnë backdoorë.

Ditën e Mërkure premtoi një iniciativë të ngjashme edhe në Poloni. Gjithashtu ministri Italian i Industrisë mohoi raportet se qeveria Italiane po mendonte bllokimin e Huawei dhe ZTE nga implementimi i rrjeteve 5G në vend. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka shitur 200 milion telefonë në 2018-ën

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>