Biznes

Për herë të parë në histori, reklamuesit shpenzojnë më tepër para në internet se sa në TV

Publikuar , 12 Prill 2014
0
Për herë të parë në histori, reklamuesit shpenzojnë më tepër para në internet se sa në TV

pop_ups.0_standard_640.0Reklamat në internet janë aq të vjetra sa edhe vetë interneti, por transmetimi televiziv gjithmonë ka qenë vendi ku reklamuesit kanë shpenzuar shumicën e parave të tyre – megjithëse miliona orë janë kaluar në internet gjatë ditës nga miliona përdorues.

Sidoqoftë, kjo baraspeshë është prishur për herë të parë në histori: sipas Byrosë së Reklamimit Interaktiv (IAB), përfitimet nga reklamat e internetit për vitin 2013 ishin 42.8 miliardë dollarë, duke tejkaluar përfitimet e arritura nga reklamat televizive që kushtuan 40.1 miliardë dollarë.

Derisa reklamat e pranishme kudo në kërkime e përbëjnë një pjesë të madhe të atij shpenzimi, reklamuesit janë duke ia mësyrë me të madhe smartfonit tuaj. IAB thotë që përfitimet nga reklamat mobile përjetuan një trefishim në rritje për të tretin vitin radhazi – në vitin 2013, ato kishin pësuar rritje prej 110 për qind, në krahasim me vitin 2012, kur kishin marrë vetëm pak më tepër se 7 miliardë dollarë të hyra.

Kjo përbën vetëm 17 për qind të shpenzimeve totale për reklama në internet, por në vitin 2012, reklamat mobile patën vetëm nëntë për qind të hapësirës reklamuese në internet – dhe duke e parë përdorimin e madh të smartfonëve, ai numër me siguri do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes në fushatën presidenciale të Maqedonisë së Veriut

Lajmet e fundit>