Analiza

Për herë të parë pas 6 vitesh, Apple anullon promocionin “12 Days of Gifts”

Publikuar , 28 Dhjetor 2014
0
Për herë të parë pas 6 vitesh, Apple anullon promocionin “12 Days of Gifts”

apple-12-days-of-gifts-app-1Kompania Apple ka amulluar promocionin e saj të përvitshëm për përdoruesit e një pajisje iOS. MacWorld raporton se ky promocion përfshinte filma, muzikë, aplikacion falas për klientët e kompanisë. Promocioni, i cili e ndryshoi emërtimin nga ’12 Days Of Christmas’ në ’12 Days Of Gifts’ vitin e kaluar, ofronte falas disa produkte të App Store, si filma, lojëra, këngë apo libra, për 12 ditë me radhë.

Ndër vite kompania Apple ka ofruar falas episodet e ’30 Rock’, këngë dhe video të One Direction dhe Foo Fighters, madje vitin e kaluar dha falas dhe filmin ‘Home Alone’. Akoma nuk është e qartë se pse Apple e anuloi këtë promocion këtë vit që vitet e kaluara është cilësuar si një dhuratë nga përdoruesit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  10 profesionet më të kërkuara në teknologji në 2019

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>