Biznes

Për herë të parë pas 8 vitesh çmimet e domaineve .COM mund të rriten

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2020
0
Në një postim në blog CEO i ICANN tha se organizata nuk mund të rregullojë çmimin dhe e gjitha varet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Tregtisë për rregullimin e çmimit. Për herë të parë pas 8 vitesh çmimet e domaineve .COM mund të rriten

Çmimet e domaineve .COM mund të rriten për herë të parë në 8 vite bëri të ditur ICANN. Çmimi i domaineve është ngrirë në 7.85 dollarë që prej 2012. Konsumatorët jo medoemos e shohin atë çmim sepse mund të tarifohen më tepër nga regjistruesi, është ky është çmimi që regjistruesit kanë paguar për domainin.

Nën marrëveshjen e re çmimi mund të rritet deri në 13.50 dollarë në 10 vitet e ardhshme. Por rritja e çmimeve nuk vjen nga ICANN por nga një marrëveshje që Departamenti Amerikan i Tregtisë ka me Verisign, kompania e cila mbikëqyr domainet .COM.

Në një postim në blog CEO i ICANN tha se organizata nuk mund të rregullojë çmimin dhe e gjitha varet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Tregtisë për rregullimin e çmimit.

Verisign arriti një marrëveshje me qeverinë Amerikane për të rritur çmimet në 2018-ën. Qeveria Amerikane justifikohet për rritjen e çmimeve duke thënë se domainet e nivelit të lartë si .pizza apo .camera dhe përdorimi i medias sociale e kanë bërë tregun e domaineve më dinamik.

Regjistruesi i domaineve NameCheap është duke bërë një tentativë të fundit për të parandaluar ndryshimet. Të Hënën u dërgoi klientëve një e-mail me titull “Help Us Avoid .COM Price Increases” duke inkurajuar lexuesit të kundërshtojnë rritjen e çmimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nëse iPhone juaj shteron internetin celular, ky mund të ketë qenë problemi